Trump dhe Princi i Kurorës së EBA Al-Nahyan bisedojnë rreth Libisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Të dy liderët trajtuan shumë çështje përfshirë nxjerrjen e fuqive të huaja dhe uljen e tensioni në Libi”, tha Deere, duke shtuar se Trump dhe Al Nahyan kanë biseduar edhe mbi marrëdhënien dhe partneritetin strategjik SHBA-EBA

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe Princi i Kurorës së Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Mohammed bin Zayed al-Nahyan, në një bisedë telefonike kanë biseduar rreth uljes së tensionit në Libi.

Zv/zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Judd Deere, në deklaratën me shkrim njoftoi se Trump dhe Al Nahyan kanë zhvilluar një bisedë telefonike.

“Të dy liderët trajtuan shumë çështje përfshirë nxjerrjen e fuqive të huaja dhe uljen e tensioni në Libi”, tha Deere, duke shtuar se Trump dhe Al Nahyan kanë biseduar edhe mbi marrëdhënien dhe partneritetin strategjik SHBA-EBA.

Në bisedë gjithashtu Trump ka shprehur urime për luftën e popullit të EBA-s kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

Trump të hënën bisedoi edhe me presidentin francez, Emmanuel Macron dhe atë egjiptian, Abdel Fattah el-Sisi, mbi çështjen e Libisë.

Share This Article