Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Donald Trump zhvilloi një telefonatë me homologun kinez Xi Jinping, ku diskutuan për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Sipas agjencisë shtetërore kineze të lajmeve Xinhua, Xi u bëri thirrje “të gjitha palëve” në konflikt që të “zvogëlojnë dallimet”.
Ai përsëriti se Kina mbështet të gjitha përpjekjet që çojnë në paqe.
Kina ka mbetur një aleate e vazhdueshme e Rusisë gjatë gjithë pushtimit të Ukrainës dhe është blerësi kryesor i naftës ruse, së bashku me Indinë.
Kujtojmë se sëfundmi SHBA-të kanë paraqitur një plan paqeje për t’i dhënë fund luftimeve në Ukrainë, por ky plan ende nuk ka gjetur dakordësi mes palëve.




