Trump: Disa shtete mund të rifillojnë aktivitetin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Disa shtete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku përhapja e koronavirusit tashmë ka qenë nën kontroll për të paktën dy javë, mund të fillojnë të rifillojnë aktivitetin e tyre që nesër, deklaroi dje presidenti amerikan, Donald Trump.

“Ju shikoni që Montana, Wyoming apo Dakota e Veriut janë relativisht të kursyera nga pandemia dhe gjendja është shumë e ndryshme nga Nju Jorku apo nga Nju Xhersi, ku situata është e rëndë”, vuri në dukje presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

“Pra, kjo do të varet në thelb nga qeveritarët tanë”, shtoi ai.

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës arriti rekordin e ri për 24 orë.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve ishte 4 591, sipas një analize nga ”Wall Street Journal”, që bazohet në të dhënat nga universiteti ”John Hopkins”.

Share This Article