ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Londra mund të paralizohet plotësisht javën e ardhshme 2 hours ago
Malishevë, aksident i rëndë me dy të vdekur dhe dy të plagosur 4 hours ago
Paralelet mes Macron dhe Starmer, krizat politike që shkaktojnë tronditje në Francë dhe Britani 4 hours ago
Krizë qeveritare në Londër. Nuk pagoi taksat, zëvendëskryeministrja jep dorëheqjen 4 hours ago
Hapet Ekspozita Botërore e Industrisë Inteligjente 2025 4 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Trump do nënshkruaj sot urdhrin ekzekutiv për njohjen e Departamentit të Mbrojtjes në Departament Lufte

albnews by albnews
5 September, 2025
in Bota
0
Trump do nënshkruaj sot urdhrin ekzekutiv për njohjen e Departamentit të Mbrojtjes në Departament Lufte
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të nënshkruajë këtë të premte (5 shtator) urdhrin ekzekutiv për njohjen e Departamentit të Mbrojtjes si Departament Lufte dhe njohjen Sekretarit të Mbrojtjes Pete Hegseth si Sekretar i Luftës.

Pentagoni – i cili mbikëqyr shërbimet e armatosura të SHBA-së – është pasardhësi i Departamentit të Luftës, i cili u krijua për herë të parë si një agjenci në nivel kabineti në vitin 1789 dhe ekzistoi deri në vitin 1947.

RelatedPosts

Paralelet mes Macron dhe Starmer, krizat politike që shkaktojnë tronditje në Francë dhe Britani

Hapet Ekspozita Botërore e Industrisë Inteligjente 2025

Tajlanda emëron kryeministrin e tretë në dy vjet.

Përgjegjësia për krijimin e departamenteve ekzekutive i takon Kongresit të SHBA-së, që do të thotë se do të kërkohej një amendament për të ndryshuar ligjërisht emrin e departamentit.

“Emri ‘Departamenti i Luftës’ përcjell një mesazh më të fortë gatishmërie dhe vendosmërie krahasuar me ‘Departamentin e Mbrojtjes’, i cili thekson vetëm aftësitë mbrojtëse”, thuhet në tekstin e urdhrit ekzekutiv që pritet të dalë këtë të premte, raporton BBC.

Në një përpjekje për të “projektuar forcë dhe vendosmëri”, urdhri autorizon sekretarin e mbrojtjes, departamentin e tij dhe zyrtarët vartës që të përdorin titujt e rinj si emra dytësorë.

Urdhri gjithashtu udhëzon Hegseth të rekomandojë dhe të përfshijë veprime legjislative dhe ekzekutive për të ecur drejt një riemërtimi të përhershëm të departamentit, pasi Trump nuk mund ta ndryshojë zyrtarisht emrin pa miratimin e Kongresit.

Departamenti i Luftës u themelua nga George Washington, por u riemërua pas Luftës së Dytë Botërore.

Sipas urdhrit ekzekutiv, rivendosja e emrit të tij “do ta theksojë fokusin e këtij Departamenti në interesin tonë kombëtar dhe do t’u sinjalizojë kundërshtarëve gatishmërinë e Amerikës për të zhvilluar luftë për të siguruar interesat e saj”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Londra mund të paralizohet plotësisht javën e ardhshme

Londra mund të paralizohet plotësisht javën e ardhshme

5 September, 2025
Malishevë, aksident i rëndë me dy të vdekur dhe dy të plagosur

Malishevë, aksident i rëndë me dy të vdekur dhe dy të plagosur

5 September, 2025
Paralelet mes Macron dhe Starmer, krizat politike që shkaktojnë tronditje në Francë dhe Britani

Paralelet mes Macron dhe Starmer, krizat politike që shkaktojnë tronditje në Francë dhe Britani

5 September, 2025
Krizë qeveritare në Londër. Nuk pagoi taksat, zëvendëskryeministrja jep dorëheqjen

Krizë qeveritare në Londër. Nuk pagoi taksat, zëvendëskryeministrja jep dorëheqjen

5 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result