Trump: Do ta marrim Grenlandën në një mënyrë apo në një tjetër

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka rikthyer vëmendjen te Grenlanda, duke e përshkruar territorin si një çështje strategjike për sigurinë kombëtare. I pyetur se sa para do t’i ofronte Danimarkës për ishullin, Trump tha se “nuk po flas për para akoma, por mund të flas për këtë”.

 “Tani për tani, ne do të bëjmë diçka për Grenlandën, qoftë edhe nëse ata nuk e duan, sepse nëse nuk e bëjmë ne, Rusia ose Kina do ta marrin Grenlandën, dhe ne nuk do të kemi Rusinë apo Kinën si fqinj. Unë do të doja të bëja një marrëveshje në mënyrë të lehtë. Por nëse nuk e bëjmë kështu, do ta bëjmë në mënyrë të vështirë”, tha Trump.

Ndryshe, Danimarka e ka bërë të qartë se Grenlanda nuk është për shitje dhe se do ta mbrojnë me çdo çmim. Analistët e sigurisë e shohin interesin e SHBA-së në Grenlandë si një lëvizje strategjike kundër ndikimit rus dhe kinez në Arktik.

Share This Article