“Trump do të marrë pjesë në konferencën për mbështetjen e Bejrutit në Paris”

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Kemi nevojë për bashkëpunim në rrugën e zhvillimit dhe të bashkëpunimit me Washingtonin për të mbrojtur stabilitetin shoqëror dhe sigurisë në Liban”, theksohet të ketë thënë Aoun gjatë bisedës

Presidenca e Libanit ka njoftuar se presidenti amerikan, Donald Trump, do të marrë pjesë në konferencën e mbështetjes për Libanin që do të mbahet në Paris.

Në rrjetet sociale, presidenca libaneze njoftoi se Trump ka telefonuar presidentin Michel Aoun dhe pasi i ka përcjellë ngushëllimet e ka njoftuar se SHBA në solidarizim me popullin libanez do të dërgojë produkte të ndihmës emergjente.

Në deklaratë po ashtu njoftohet se Trump do të marrë pjesë në konferencën e mbështetjes për Libanin, e cila do të mbahet në Paris, si dhe theksohet se Aoun ka informuar Trumpin lidhur me humbjet e jetëve dhe dëmet në shpërthimin e ndodhur në Bejrut.

“Kemi nevojë për bashkëpunim në rrugën e zhvillimit dhe të bashkëpunimit me Washingtonin për të mbrojtur stabilitetin shoqëror dhe sigurisë në Liban”, theksohet të ketë thënë Aoun gjatë bisedës.

– Libanezët në përpjekje për të shëruar plagë e tyre

Më 4 gusht, në Portin e Bejrutit shpërtheu një zjarr në një depo ku gjendeshin lëndë shpërthyese, pas së cilës ndodhi një shpërthim shumë i fuqishëm që tronditi tërë qytetin.

Me ndihmën e vullnetarëve po bëhen përpjekje për heqjen e rrënojave që ndodhen në vendbanimet pranë portit, të cilat u prekën nga shpërthimi në kryeqytetin Bejrut.

Nënsekretari i ministrit libanez të Shëndëtsisë, Riza al-Musav, për AA ka bërë të ditur se në shpërthimin e ndodhur në Portin e Bejrutit kanë humbur jetën të paktën 154 persona dhe se numri i të plagosurve është rritur në 6 mijë.

Guvernatori i Bejrutit Bejrutit, Marwan Abboud, ka njoftuar se dëmi i shkaktuar nga shpërthimi në Portin e Bejrutit mund të arrijë 10 deri në 15 miliardë dollarë.

Share This Article