Trump u kërkon liderëve botërorë t’u japin përparësi vendeve të tyre, të sigurojnë kufijtë dhe marrëveshjet bilaterale tregtare.
“E ardhmja nuk u përket globalistëve. E ardhmja u takon patriotëve. E ardhmja u përket vendeve të forta dhe të pavarura”, theksoi presidenti Trump në fjalimin e tij në OKB.
‘’Globalizmi ka ushtruar një tërheqje fetare ndaj udhëheqësve të së kaluarës, në mënyrë që në fund ata të injorojnë interesat kombëtare, por ato ditë kanë mbaruar’’, përfundoi presidenti amerikan.