Trump emëron miliarderin Warren Stephens si ambasador në Britaninë e Madhe

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Donald Trump njoftoi të hënën synimin e tij për të emëruar Warren Stephen, një bankier miliarder, mbështetës financiar i presidentit të zgjedhur republikan, si ambasadorin e ardhshëm të SHBA në Mbretërinë e Bashkuar.

“Gjatë 38 viteve të fundit, si kryetar dhe CEO i Stephens Inc., Warren ka ndërtuar një biznes të jashtëzakonshëm të shërbimeve financiare, ndërkohë që ka kontribuar në komunitetin e tij si filantrop,” tha Trump, i cili do të marrë detyrën më 20 janar, përmes Truth Social.

Warren Stephen– banka e investimeve të të cilit është e bazuar në Arkansas, jo në Wall Street – ka dhënë miliona dollarë gjatë vitit të kaluar për organizatat politike që bëjnë fushatë për republikanët, duke përfshirë disa që bënë fushatë për Donald Trump personalisht, sipas të dhënave.

Të shtunën, Trump njoftoi emërimin e Charles Kushner, babait të dhëndrit dhe ish-këshilltarit të tij Jared Kushner, në postin e ambasadorit të SHBA në Francë.

Share This Article