ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Vizita shtetërore e Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar është javën e ardhshme – ja çfarë dimë ne 4 hours ago
Tritol në hotelin e Vangjush Dakos 5 hours ago
“Still loving you” …Tirana, Scorpions rikthehen në Shqipëri pas 25 viteve, çuditen me mikpritjen 6 hours ago
Fansat në panik: Elton John publikon foto nga spitali 6 hours ago
Opozitari serb/ Ponosh: Vuçiç është një kufomë politike 8 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Trump-Erdogan/ Miqësia që po testohet nga Izraeli dhe marrëveshja e F-35

albnews by albnews
27 July, 2025
in Bota
0
Trump-Erdogan/ Miqësia që po testohet nga Izraeli dhe marrëveshja e F-35
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në një moment që ngjante me një vëllazëri të konsoliduar, presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe ai amerikan Donald Trump u takuan muajin e kaluar në samitin e NATO-s në Hagë, ku nuk munguan buzëqeshjet, shtrëngimet e duarve dhe përqafimet para kamerave. Marrëdhënia e tyre e përshkruar si “e jashtëzakonshme” ka sjellë fitime të ndërsjella: Turqia ka përfituar më shumë se shumë aleatë të tjerë të SHBA në lidhje me tarifat tregtare, ndërsa Washingtoni ka hequr sanksionet ndaj Sirisë, siç kërkonte Erdogani.

Teksa Trump ka mbyllur sytë përballë goditjeve të Erdoğanit ndaj opozitës në vend, presidenti turk i ka hapur rrugën Washingtonit për tërheqjen ushtarake nga Siria, një ambicie e kahershme e Trumpit.

RelatedPosts

Opozitari serb/ Ponosh: Vuçiç është një kufomë politike

Operacioni “Roja Lindore”, NATO vendos pajisje në kufi me Rusinë dhe Bjellorusinë

Bashkëshortja e Charlie Kirk u drejtohet “përgjegjësve” për atentatin: Nuk e keni idenë çfarë force të papërmbajtshme keni lëshuar në mbarë botën

Por kjo miqësi tani po përballet me dy sfida madhore:

-Përplasja e qëndrimeve në lidhje me Sirinë, ku Turqia mbështet regjimin e presidentit Ahmed al-Sharaa, ndërsa Izraeli ndërhyn ushtarakisht.

-Fati i marrëveshjes për avionët F-35, të ndaluar për Turqinë për shkak të blerjes së sistemeve ruse S-400, një çështje që kërkon zgjidhje përmes Kongresit amerikan.

Eksperti Soner Cagaptay thotë se “Trump i pëlqen vendet e forta dhe liderët e fuqishëm dhe Erdogani është pikërisht i tillë”. Por analistët si Aaron Stein paralajmërojnë se “përtej deklaratave të tilla, nuk janë arritur marrëveshje konkrete”.

Në Siri, miqësia është reflektuar në veprime konkrete: Trump ka përdorur kompetencat e tij për të hequr sanksionet ekonomike ndaj Sirisë, një kërkesë madhore e Ankarasë. Madje Washingtoni ka hequr grupin Hayat Tahrir al-Sham nga lista e organizatave terroriste, një veprim i paprecedentë.

Për Turqinë, kjo do të thotë më shumë stabilitet në Siri dhe potencialisht kthim të mbi 3 milionë refugjatëve sirian, një fitore politike për Erdoganin.

Ndërmjetës i kësaj aleance është Tom Barrack, mik i ngushtë i Trumpit dhe tani ambasador amerikan në Turqi. Ai ka kritikuar publikisht ndërhyrjet izraelite në Siri, duke thënë se Izraeli po e përkeqëson situatën në rajon.

Ndërkohë, Erdogan është optimist për marrëveshjen për avionët F-35: “Inshallah, do të bëjmë përparim”, tha ai pas takimit me Trump. Por pengesat janë të mëdha: marrëveshja u bllokua nga Kongresi për shkak të S-400-ve, dhe çdo zgjidhje kërkon lëshime të ndërsjella…

Ndërkohë, Turqia po negocion me Britaninë për blerjen e avionëve Eurofighter Typhoon, për të plotësuar boshllëkun në flotën ajrore.

Por sfida më delikate mbetet përplasja me Izraelin. Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, ka paralajmëruar se Turqia mund të ndërhyjë nëse Siria cenohet sërish. Rreziku i një përplasjeje direkte mes ushtrive të Turqisë dhe Izraelit është real.

Nëse konflikti mes Izraelit dhe Iranit përshkallëzohet, Ankaraja mund të përballet me një valë të re refugjatësh iranianë, një tjetër barrë për Erdoganin.

Cagaptay përfundon: “Vetëm Trump mund të ndërhyjë mes Turqisë dhe Izraelit. Kjo është mina më e madhe në marrëdhëniet amerikano-turke.”

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Vizita shtetërore e Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar është javën e ardhshme – ja çfarë dimë ne

Vizita shtetërore e Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar është javën e ardhshme – ja çfarë dimë ne

13 September, 2025
Tritol në hotelin e Vangjush Dakos

Tritol në hotelin e Vangjush Dakos

13 September, 2025
“Still loving you” …Tirana, Scorpions rikthehen në Shqipëri pas 25 viteve, çuditen me mikpritjen

“Still loving you” …Tirana, Scorpions rikthehen në Shqipëri pas 25 viteve, çuditen me mikpritjen

13 September, 2025
Fansat në panik: Elton John publikon foto nga spitali

Fansat në panik: Elton John publikon foto nga spitali

13 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result