Trump është “pritur keq” në tubimin në Alabama ndërsa inkurajoi mbështetësit e tij të marrin vaksinën kundër COVID-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Donald Trump u përball me një reagim negativ të turmës të shtunën mbrëma pasi inkurajoi mbështetësit e tij të vaksinoheshin kundër COVID-19.

Ish-presidenti amerikan ishte nikoqir i një tubimi Save America në Cullman, Alabama kur ai deklaroi përfitimet e vaksinës, duke thënë se vaksinat janë ‘të mira’, përcjell Telegrafi.

“Unë besoj plotësisht në liritë tuaja, po, ju duhet të bëni atë që keni për të bërë. Por unë ju rekomandoj që të merrni vaksinat’, i ka thënë Trump turmës, e cila u përgjigj me reagim negativ.

Sapo “pushuan reagimet”, Trump u tha mbështetësve të tij se do të ishin “të parët që do të dinin” nëse vaksina ishte e paefektshme.

https://www.dailymail.co.uk/embed/video/2486441.html

“Nëse nuk funksionon, do të jeni të parët që do ta dini. Ne rregull?”, tha ai.

Ai gjithashtu përsëriti se familjet ‘duhet t’i kthejnë fëmijët në shkollë’.

Në mënyrë të ngjashme, deklaratat e Trump u pritën me kundërshtime në mediat sociale.

“Epo, jam i befasuar që ai në fakt e tha këtë. Sigurisht, është për arsye egoiste. Ai ka nevojë për votat e tyre”.

Share This Article