Trump: Green Card për të gjithë të huajt që diplomohen në SHBA

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kandidati për president i SHBA-së,  Donald Trump pohoi se qytetarët joamerikanë duhet të marrin automatikisht “Green Card” në rast të diplomimit në ndonjërin prej kolegjeve në SHBA.

“Ajo që dua të bëj dhe ajo që do të bëj është që ju të diplomoheni në ndonjë kolegj amerikan, mendoj se duhet të merrni automatikisht, si pjesë e diplomës suaj, një “Green Card” për të qëndruar në këtë vend”, tha Trump dhe shtoi se “kjo përfshin edhe kolegjet e nivelit të ulët”.

Trump bëri komente të ngjashme gjatë fushatës së vitit 2016, vetëm për të kufizuar migrimin legal kur ishte në detyrë.

“A mund të na premtoni ju lutem se do të na jepni më shumë mundësi për të sjell më të mirët dhe më të ndriturit e mbarë botës në Amerikë?” pyeti një mikpritës, e cila nxiti përgjigjen e 78-vjeçarit.

Në një deklaratë të premten në mëngjes, sekretarja e shtypit e fushatës së Trumpit, Karoline Leavitt tha se propozimi i Trump do të zbatohej për “të diplomuarit më të aftë”, të cilët janë “të verifikua tërësisht”.

Share This Article