Trump hedh dyshime për manipulim të zgjedhjeve përmes fletëvotimeve postare

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i SHBA Donald Trump po vazhdon të hedhë dyshime mbi integritetin e zgjedhjeve kombëtare, duke shprehur shqetësimin për mashtrim të mundshëm me fletëvotimet postare, një skenar që shumë zyrtarë thonë se po mbingarkohet shumë.

“Ne duam të sigurohemi që zgjedhjet janë të ndershme dhe nuk jam i sigurt që mund të jenë”, u tha Trump gazetarëve të enjten në Shtëpinë e Bardhë.

Trump pretendoi se “shumë fletëvotime u gjetën në një lumë” dhe ata me emrin Trump “u hodhën në një shportë letre mbeturinash”. 

Sipas zyrës së Prokurorit të SHBA  një numër i vogël i fletëvotimeve ushtarake u hodhën poshtë ku nëntë prej tyre janë rikuperuar  për t’u hetuar.

“Disa prej atyre fletëve të votimit mund t’i atribuohen votuesve të veçantë dhe disa jo. Nga nëntë fletëvotimet që u hodhën poshtë dhe më pas u rikuperuan, shtatë u hodhën për kandidatin presidencial Donald Trump”, tha Departamenti i Drejtësisë në një deklaratë.  

Presidenti ka shprehur vazhdimisht shqetësimin në lidhje me planet nga një numër shtetesh, përfshirë California, Colorado, Hawaii, Nevada, New Jersey, Oregon, Utah, Vermont dhe Washington, për të dërguar automatikisht fletëvotime me postë te të gjithë banorët e shtetit për zgjedhjet.  

Share This Article