Trump: I gatshëm për tubimet elektorale

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti amerikan, Donald Trump, i cili u shtrua edhe në spital, pasi rezultoi i infektuar me COVID-19, konfirmoi se parashikonte të merrte pjesë në një tubim të fushatës elektorale duke filluar nga nesër, me shumë gjasa në Florida, një shtet kyç për presidencialet e 3 nëntorit. 

“Shpresoj të bëj një takim elektoral të shtunën në mbrëmje, nëse ka mjaftueshëm kohë për ta riorganizuar, por ne dëshirojmë të kemi një tubim, me shumë gjasa në Florida, të shtunën në mbrëmje”, theksoi Trump në ”Fox News”.

Pak më parë, mjeku i tij i hapi rrugën rikthimit në fushatë duke konfirmuar se presidenti kishte reaguar përgjithësisht shumë mirë ndaj trajtimit kundër COVID-19.

Share This Article