Trump: I jap fund luftës në Ukrainë për 1 ditë nëse rizgjidhem president

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është shprehur se do t’i jepte fund luftës në Ukrainë brenda ditës nëse do të zgjidhej sërish në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Në një intervistë me Nigel Farage në GB News, Trump tha se do t’i mjaftonin 24 orë për t’i dhënë fund konfliktit.

“Do t’i jap fund. Do të ishte e lehtë.”

Duke e cilësuar luftën një “katastrofë” që duhet të ndalet, ai shtoi: “Ajo marrëveshje do të ishte e lehtë. Shumë prej saj ka të bëjë me paratë.”

Trump, i cili nuk ka ngurruar të “mburret” për marrëdhëniet e tij të ngushta me presidentin rus Vladimir Putin, u shpreh se bashkë “shkojnë mirë.”

Ish-presidenti tha po ashtu se Putin nuk do të kishte hyrë kurrë në Ukrainë nëse nuk do të ishte për “paaftësinë” e administratës së Joe Biden.”

“Putini nuk po hynte, nuk u përmend kurrë dhe unë e njihja shumë mirë”, shtoi ai.

Share This Article