Në mediat e huaja po qarkullojnë lajme të “forta” sa i takon raportit Donald Trump-Vladimir Putin. Duke cituar një burim nga Kremlini, thuhet se presidenti i Shteteve të Bashkuara i ka dhënë “leje” atij të Rusisë që të sulmojë qytetet kryesore europiane, përfshirë dhe Londrën. Ishte Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Pete Hesgeth që tha se europianët duhet të bëhen bashkë në mbrojtje të kontinentit të tyre, duke shtuar se Ukraina nuk do të ketë më kurrë kufijtë territorialë të 2014-ës.
Në një show televiziv rus të quajtur “The Evening With Vladimir Solovyov”, politikani Sergey Mikheyev tha: Duhet ta bëjmë të qartë për europianët, tani po që mund të sulmojmë Brukselin, Londrën dhe Parisin. Mund të harrojmë fare “nenin 5” apo që na nevojitet ndihma e Amerikës.
Komentet e tij i referohen “nenit 5” që ka të bëjë me sigurinë e shteteve anëtare të NATO-s, ku përfshihet edhe Mbretëria e Bashkuar. Ky nen, ka qenë kyç sidomos gjatë Luftës së Ftohtë, kur u prezantua si një mënyrë për të “frenuar” Bashkimin Sovjetik. Edhe eksponentë të tjerë në Moskë po e shohin komunikimin Trump-Putin si tejet pozitiv për Rusinë.
Për ta, “bllokada është thyer” dhe “kombi më i fuqishëm në Perëndim është krah Rusisë”. Teksa pritet samiti mes shteteve europiane, edhe kryeministri britanik Keir Starmer ka vendosur që të dërgojë trupa britanike në Ukrainë, si pjesë e misionit paqeruajtës.
Ndërsa për ‘kritikët’, ajo që Trump po bën është tradhti ndaj një kombi që u pushtua.