ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike 6 minutes ago
Trump nënshkruan projektligjin e shpenzimeve për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë në historinë e SHBA-së 9 minutes ago
Centrali i parë i vogël bërthamor i Mbretërisë së Bashkuar do të ndërtohet në Uellsin e Veriut 13 minutes ago
Titujt e Gazetave në UK 15 minutes ago
Shërbesa e Krishtlindjeve e Catherine do të përfshijë yje, përfshirë Kate Winslet 19 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

Trump i kërkon presidentit izraelit ta falë Netanyahun

albnews by albnews
13 November, 2025
in Bota
0
Trump i kërkon presidentit izraelit ta falë Netanyahun
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, e ka pranuar një letër nga presidenti amerikan, Donald Trump, në të cilën ai i bëri thirrje ta shqyrtojë mundësinë e faljes për kryeministrin Benjamin Netanyahu, njoftoi të mërkurën zyra e Herzogut.

Netanyahu po përballet tash e një kohë të gjatë me një proces gjyqësor për korrupsion, dhe Trump ka bërë thirrje vazhdimisht që aleati i tij i ngushtë të falet.

RelatedPosts

Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike

Trump nënshkruan projektligjin e shpenzimeve për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë në historinë e SHBA-së

Çfarë dimë për emailet e reja të Epstein që përmendin Trumpin

Netanyahu i mohon akuzat dhe është deklaruar i pafajshëm.

“Derisa e respektoj plotësisht pavarësinë e sistemit gjyqësor të Izraelit, unë besoj se ky ‘rast’ kundër Bibit, i cili ka luftuar përkrah meje për një kohë të gjatë – përfshirë edhe kundër armikut shumë të ashpër të Izraelit, Iranit – është ndjekje penale politike dhe e paarsyeshme”, thuhet në letrën e Trumpit, sipas zyrës së Herzogut.

Zyra sqaroi se kushdo që kërkon falje presidenciale duhet ta dorëzojë një kërkesë formale në përputhje me procedurat e përcaktuara.

Gjatë vizitës së Trumpit në Izrael në tetor, ai gjithashtu kishte bërë thirrje publikisht në Parlamentin e Jerusalemit që Herzog ta falte kryeministrin.

Kundër Netanyahut u ngrit aktakuzë në vitin 2019 në tri çështje, përfshirë për akuzat se i kishte pranuar dhurata në vlerë të rreth 211.832 dollarëve nga biznesmenë.

Megjithëse posti i presidentit izraelit është kryesisht ceremonial, Herzog ka autoritetin për të falur të dënuar në rrethana të jashtëzakonshme.

Megjithatë, gjyqi ndaj Netanyahut, i cili filloi në vitin 2020, ende nuk ka përfunduar, dhe ai është deklaruar i pafajshëm për të gjitha akuzat.

Netanyahu e ka përshkruar procesin e tij gjyqësor si “gjueti shtrigash” e së majtës, që synon rrëzimin e një lideri të djathtë të zgjedhur në mënyrë demokratike./REL

albnews

albnews

Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result