Trump: Irani duket se po tërhiqet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“As edhe një amerikan nuk është vrarë apo plagosur gjatë sulmeve të djeshme. Irani duket se po tërhiqet”, deklaroi presidenti Donald Trump, gjatë fjalimit zyrtar nga Shtëpia e Bardhë, duke theksuar se SHBA është e gatshme të bëjë paqe me ata që e kërkojnë atë.

Trump njoftoi edhe për sanksione ekonomike të reja ndaj regjimit të Teheranit, si kundërpërgjigje ndaj sulmit iranian.

Gjithashtu, presidenti amerikan u bëri thirrje europianëve të largoheshin nga marrëveshja e Iranit për armët bërthamore dhe i kërkoi NATO-s që të përfshihej shumë më tepër në Lindjen e Mesme.

Sipas Trump-it, sulmi me 22 raketa i Teheranit mbi bazat irakiane, ku ishin vendosur ushtarët amerikanë, shkaktuan vetëm dëme të kufizuara.

“Sa të jem unë president i SHBA-së, Irani nuk do ta marrë ndonjëherë autorizimin për të patur një armë bërthamore”, premtoi Trump në fillim të deklaratës së tij./

Share This Article