Trump: Jam shumë krenar për armëpushimin në Lindjen e Mesme, objektivat në Iran i shkatërruam totalisht

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka folur sot për mediat gjatë një konference të përbashkët me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në kuadër të samitit të aleancës në Hagë.

Trump është shprehur se është “shumë krenar” për Izraelin dhe Iranin që ranë dakord për një armëpushim.

I pyetur për raportet e inteligjencës amerikane që sugjerojnë se sulmet nuk shkatërruan plotësisht objektet bërthamore të Iranit, Trump nuk ra dakord dhe tha se ato ishin “shkatërrim pothuajse total”.

“Besoj se ishte shkatërrim i plotë. Mendoj se ata nuk patën asnjë mundësi të nxirrnin asgjë, sepse ne vepruam shpejt. Është shumë e vështirë dhe shumë e rrezikshme të largosh një material të tillë. Ishte shkatërrim,” nënvizoi Trump.

Presidenti amerikan u pyet gjithashtu për kërcënimet e Iranit për të vijuar pasurimin e uraniumit dhe tha: “Gjëja e fundit që duan të bëjnë tani është të pasurojnë diçka. Ata duan të rikuperohen. Ne nuk do ta lejojmë këtë.”

Share This Article