Trump jep 12 miliardë USD për bujqit, pako ndihme për fermerët e goditur nga pasojat e luftës tregtare

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti amerikan Donald Trump ka prezantuar një pako ndihmash prej 12 miliardë dollarësh për bujqit e goditur nga pasojat e luftës tregtare. Ndihma është kërkuar prej muajsh nga grupet e bujqve dhe ligjvënës republikanë që përfaqësojnë shtetet me bujqësi të zhvilluar.

Ata thonë se fondet janë të domosdoshme për farërat, plehrat dhe shpenzimet e sezonit të ri. Pakoja, që sipas Trump do të financohet nga të hyrat e taksave, synon të mbështesë një grup votuesish që e ka mbajtur fort presidentin pavarësisht humbjeve të mëdha nga rënia e shitjeve.

Lajmi u njoftua në një tryezë të rrumbullakët në Shtëpinë e Bardhë, ku Trump ishte së bashku me sekretarin e Thesarit Scott Bessent dhe sekretaren e Bujqësisë Brooke Rollins. Në takim morën pjesë edhe kultivues të misrit, pambukut, orizit dhe produkteve të tjera të rëndësishme. Trump tha se kjo mbështetje u jep bujqve sigurinë që u duhet për të hedhur në treg prodhimet e këtij viti.

Ai shtoi se ndihma do t’i ndihmojë të mbajnë çmimet e ushqimeve më të ulëta për familjet amerikane. Sekretarja Rollins njoftoi se 11 miliardë dollarë do të ndahet për bujqit e kulturave në varg. Ajo tha se shpërndarja do të përfundojë deri më 28 shkurt. Ndërkohë, 1 miliard dollarë të tjerë për frutat, perimet dhe kulturat e tjera do të jepen më vonë. Rollins u shpreh se ky fond do të lëshohet sapo të përfundojnë të gjitha detajet teknike.

Share This Article