Trump: Johnson di se si të fitojë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti amerikan, Donald Trump u shpreh sot i bindur se kryeministri britanik, Boris Johnson, miku i tij, do të dalë nga situata e vështirë konfliktuale që ka filluar me Parlamentin.

“Boris është një mik”, theksoi Trump që prej Zyrës Ovale.

“Ai di si të fitojë. Mos u shqetësoni për atë, kjo do të ndryshojë”, shtoi ai.

Ndërkohë që deputetët kanë miratuar fazën e dytë të ligjit që bllokon Britaninë e Madhe nga largimi i nga Bashkimi Evropian pa një marrëveshje më 31 tetor, duke sjellë një tjetër goditje ndaj kryeministrit konservator, Boris Johnson.

Dhoma e Komuneve, votoi me 329 pro dhe 300 kundër për këtë ligj, i cili do të detyrojë Johnson që t’i kërkojë BE-së të shtojë kohën për Brexit deri më 31 janar në qoftë se Parlamenti nuk miraton një marrëveshje të re, ose nuk voton në favor të një Brezit pa marrëveshje deri më 19 tetor.

Pritet të zhvillohet sot në mbrëmje një votim i tretë që ky ligj të hyjë në fuqi dhe nëse kalon, një votim tjetër pritet të zhvillohet në lidhje me mocionin e paraqitur nga Johnson për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme më 15 tetor./TASH/

Share This Article