“Trump ka gjithmonë të drejtë”- Rama batuta nga Londra: Jam më i gjati ndër liderët, por s’më takon të flas për çështje të tilla globale

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama ka bërë ditën e sotme batuta nga Londra, teksa është pyetur mbi disa vendime të Presidentit amerikan Donald Trump.

Sipas mediave të huaja, gjatë fjalës së tij në “Future Resilience Forum 2025”, forumi ndërkombëtar i sigurisë dhe politikave globale, Rama është shprehur se ‘Trump ka gjithmonë të drejtë’.

Kjo përgjigje e Ramës erdhi pasi u pyet në lidhje me opinionin e tij mbi qëndrimin e Trump për marrjen e mineraleve në Ukrainë.

Me humor Rama u përgjigj se edhe pse është “më i gjati ndër liderët”, është i vetdijshëm se Shqipëria është vendi më i vogël.

Kështu, ai theksoi se Shqipëria nuk mund të japë përgjigje mbi çështje globale të këtij niveli.

“Nëse më pyet mua ‘a ka Trump të drejtë’, çfarë përgjigje doni nga unë përveç se ‘Trump ka gjithmonë të drejtë’”, u shpreh Rama.

Share This Article