Presidenti amerikan, Donald Trump la sot të kuptohet se administrata e tij do të zhvillojë hetime ndaj Kompanisë “Google”, që kohët e fundit është shënjestruar nga miliarderi, Peter Thiel, që e akuzon se brenda tij janë futur shërbimet sekrete kineze.
“Investitori në botën e teknologjisë, miliarderi Peter Thiel mendon se ‘Google’ duhet të jetë objekt i një hetimi për tradhti. Ai akuzon Google se punon me qeverinë kineze”, shkruan në “Twitter” presidenti republikan.
“Administrata Trump do e shqyrtojë këtë”, theksoi ai.
Nga ana tjetër, “Google” ka reaguar se nuk punon me shërbimet kineze./ATSH/