• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Sunday, June 8, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Trump kërkon të rimarrë kontrollin mbi Kanalin e Panamasë

Trump kërkon të rimarrë kontrollin mbi Kanalin e Panamasë

by albnews
23 December, 2024
in Bota
0
10
VIEWS

Presidenti i zgjedhur Donald Trump kërcënoi të rikthejë kontrollin amerikan mbi Kanalin e Panamasë, duke akuzuar Panamanë për zbatim tarifash të tepruara për shfrytëzimin e kalimit në Amerikën Qendrore dhe duke nxitur një reagim të ashpër nga presidenti panamez Jose Raul Mulino.

Duke folur para një turme mbështetësish në Arizona, Trump tha gjithashtu se nuk do të lejonte që kanali të bjerë në “duar të gabuar”, duke paralajmëruar për ndikimin e mundshëm kinez.

Kina nuk e kontrollon apo administron kanalin, por një degë e CK Hutchison Holdings me seli në Hong Kong ka menaxhuar prej kohësh dy porte në hyrjet e Karaibeve dhe Paqësorit në kanal.

Presidenti i zgjedhur i bëri komentet disa orë pasi ai bëri një kërcënim të ngjashëm kundër Panamasë në një postim në platformën Truth Social të shtunën mbrëma.

“A ka dëgjuar dikush ndonjëherë për Kanalin e Panamasë?”, tha Trump të dielën në AmericaFest, një ngjarje vjetore e organizuar nga Turning Point, një grup konservator. “Sepse ne po na rrjepin në Kanalin e Panamasë sikurse po na rrjepin kudo tjetër”.

Komentet e Trump janë një shembull jashtëzakonisht i rrallë që një udhëheqës amerikanë të thoshte se mund të shtynte një vend sovran të dorëzonte territorin. Ai gjithashtu nënvizon një ndryshim të pritshëm në diplomacinë amerikane nën Trump, i cili historikisht nuk i është shmangur kërcënimit të aleatëve dhe përdorimit të retorikës së fortë kur ka të bëjë me homologët.

“Tarifat që zbatohen nga Panamaja janë qesharake, shumë të padrejta”, tha Trump. “Iu dha Panamasë dhe popullit të Panamasë, por ka kushte. Ju duhet të na trajtoni me drejtësi dhe ata nuk na kanë trajtuar me drejtësi. Nëse parimet, morale dhe ligjore, të këtij gjesti madhështor të dhënies nuk pasohen me vepra, atëherë ne do të kërkojmë që të na kthehet Kanali i Panamasë, i plotë, shpejt dhe pa diskutim”.

Në një mesazh të regjistruar të publikuar nga presidenti panamez Mulino të dielën pasdite, udhëheqësi i vendit tha se pavarësia e Panamasë ishte e panegociueshme dhe se Kina nuk kishte asnjë ndikim në administrimin e kanalit. Ai mbrojti gjithashtu tarifat, duke thënë se ato nuk ishin vendosur “në një trill”.

“Çdo metër katror i Kanalit të Panamasë dhe zonës përreth i përket dhe do të vazhdojë t’i përkasë Panamasë”, tha Presidenti Mulino në deklaratën që u publikua në platformën X.

Disa politikanë të tjerë panamezë, përfshirë edhe përfaqësues të opozitës, postuan në mediat sociale duke kritikuar deklaratat e Trump.

Shtetet e Bashkuara ndërtuan kryesisht kanalin dhe administruan territorin përreth kalimit për dekada. Por, në vitin 1977 Shtetet e Bashkuara dhe Panamaja nënshkruan një palë marrëveshjesh që hapën rrugën për kthimin e kanalit nën kontrollin e plotë të Panamasë. Shtetet e Bashkuara dorëzuan kontrollin e kalimit në 1999 pas një periudhe administrimi të përbashkët.

Kanali që lejon deri në 14,000 anije të kalojnë në vit, përbën 2.5% të tregtisë globale në det dhe është thelbësore për importet amerikane të makinave dhe mallrave komerciale nga anijet me kontejnerë nga Azia dhe për eksportet e mallrave të SHBA-së, përfshirë gazin e lëngshëm natyror. VOA

Previous Post

KFOR-i përfundon stërvitjen e reagimit të shpejtë në Pejë

Next Post

Kapet një sasi e madhe e armëve të ftohta në Prishtinë

albnews

albnews

Related Posts

Merz i Gjermanisë thotë se disa ligjvënës amerikanë ‘nuk kanë ide’ për shkallën e riarmatimit të Rusisë
Bota

Merz i Gjermanisë thotë se disa ligjvënës amerikanë ‘nuk kanë ide’ për shkallën e riarmatimit të Rusisë

7 June, 2025
Ish-e dashura e Elon Musk i thotë Trumpit: Telefono nëse ke nevojë për këshilla për ndarjen
Bota

Ish-e dashura e Elon Musk i thotë Trumpit: Telefono nëse ke nevojë për këshilla për ndarjen

6 June, 2025
Studiuesi amerikan propozon shpërthimin e një bombe masive bërthamore nën oqean për të shpëtuar Tokën
Bota

Studiuesi amerikan propozon shpërthimin e një bombe masive bërthamore nën oqean për të shpëtuar Tokën

6 June, 2025
Next Post
Kapet një sasi e madhe e armëve të ftohta në Prishtinë

Kapet një sasi e madhe e armëve të ftohta në Prishtinë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Berisha kthehet në seli: Brukseli kushtëzoi integrimin me rikthimin e demokracisë

Berisha kthehet në seli: Brukseli kushtëzoi integrimin me rikthimin e demokracisë

7 June, 2025
Milan alla-shqiptar, Tare pas Modriç i vë syrin Granit Xhakës

Milan alla-shqiptar, Tare pas Modriç i vë syrin Granit Xhakës

7 June, 2025
Rama e mbylli veç për zgjedhje/ TikTok rikthehet sërish, aksesi në platformë u lehtësua pas zgjedhjeve

Rama e mbylli veç për zgjedhje/ TikTok rikthehet sërish, aksesi në platformë u lehtësua pas zgjedhjeve

7 June, 2025
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 June, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4837 shares
    Share 1935 Tweet 1209
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2442 shares
    Share 977 Tweet 611
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1896 shares
    Share 758 Tweet 474
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1827 shares
    Share 731 Tweet 457
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1708 shares
    Share 683 Tweet 427
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM