Trump: Kina nuk po i respekton premtimet mbi produktet bujqësore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti amerikan, Donald Trump akuzoi sot Kinën se nuk po blen prodhime bujqësore amerikane, ashtu sikurse ishte angazhuar Pekini.

“Kina nuk e ka mbajtur fjalën, ajo nuk ka blerë produktet bujqësore të super fermerëve tanë, sikurse ishte angazhuar të bënte”, shkruan në “Twitter” presidenti.

“Shpresoj që ajo do e bëjë shumë shpejt”, shton Trump.

Bisedimet mes amerikanëve dhe kinezëve për t’i dhënë fund luftës së tyre tregtare rifilluan, pas një bllokimi të papritur në maj, gjatë një takimi mes Trump dhe homologut të tij Xi Jinping në samitin e G20-ës në Osaka, Japoni, në fund të qershorit./ATSH/ 

Share This Article