Trump: Kompanitë e mëdha të teknologjisë fshehin korrupsionet e Biden-it

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti amerikan, Trump akuzoi kompanitë e mëdha të teknologjisë si Facebook, Twitter dhe Google se fshehin korrupsionet e kandidatit demokrat për president Joe Biden

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump akuzoi kompanitë e mëdha të teknologjisë si Facebook, Twitter dhe Google se fshehin korrupsionet e kandidatit demokrat për president Joe Biden.

Në në video-mesazh të publikuar nga llogaria e tij në Twitter, Trump tha se ka dëgjuar se sa të fuqishme janë kompanitë e mëdha të teknologjisë si Facebook, Twitter dhe Google. Ai pretendoi se këto kompani janë gjithmonë përballë tij.

Duke vënë në dukje se armiqësia e këtyre kompanive kundër tij ka fituar një dimension të ri, Trump tha se “Këto kompani aktualisht po përpiqen të fshehin korrupsionet e Joe Biden. Na pëlqen apo jo ato nuk lejojnë shfaqjen e shumë lajmeve. Ka shumë prova të qarta. Këto kompani janë shumë të fuqishme”.

Trump ka mbrojtur idenë e tij se edhe kompanitë e teknologjisë ndoshta duhet të ndalohen në një pikë dhe shtoi se “Këto kompani, ju marrin të drejtat”.

Edhe në mesazhet e tjera përveç atyre me video, Trump u është kundërvënë kompanive të teknologjisë duke reaguar se Twitter nuk transferon në seksionin e “rendit të ditës” pretendimet rreth Joe Biden dhe djalit të tij.

“Në SHBA nuk ka liri të shtypit, ka fshehje të lajmeve ose lajme plotësisht të rreme. Në dy javët e fundit ne kemi parë se si shtypi ynë ka qenë i zhytur në korrupsion, madje edhe më keq”, ka theksuar Trump.

Share This Article