Trump konfirmon takimin me homologun kinez

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi sot se kishte zhvilluar një bisedë të mirë telefonike me homologun kinez, Xi Jinping. Ai konfirmoi se do të takohej me të në samitin e G20-ës në Osaka në Japoni në fund të qershorit.

Në një postim në Twitter, Trump shprehet se pati një bisedë shumë të mirë telefonike me presidentin kinez, Xi, në një moment kur SHBA-ja dhe Kina janë përfshirë në një luftë tregtare me një fund të paparashikueshëm.

“Ne do të kemi një takim të gjatë javën e ardhshme në G20 në Japoni”, shtoi ai, duke specifikuar se të dy stafet e tyre përkatëse do të jenë në kontakt të vazhdueshëm, përpara këtij takimi kokë më kokë të shumëpritur.

Takimi mund të mundësojë në këtë mënyrë rinisjen e negociatave tregtare, aktualisht të bllokuara./ATSH/

Share This Article