Trump: Koronavirusi është më keq se Pearl Harbor dhe World Trade Center

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Pandemia e koronavirusit është më keq se Pearl Harbor dhe më keq se sulmi mbi World Trade Center. Nuk duhet të kishte ndodhur kurrë”, deklaroi Presidenti amerikan Donald Trump, duke folur nga Shtëpia e Bardhë.

Ai shpjegoi edhe vendimin për të shkrirë task forcën kundër koronavirusit në Shtëpinë e Bardhë, dhe se tashmë e ka kuptuar se sa popullore është ajo.

“Nuk e kisha idenë se sa popullore ishte deri dje, kur nisa të flisja për shkrirjen e saj. Është shumë e vlerësuar nga opinioni publik”, tha Trump.

Qysh nga nisja e pandemisë në SHBA ka shkuar në 74.807 numri total i viktimave, ndërsa i të infektuarve me Covid-19 në 1.263.195.

Share This Article