Trump largon nga detyra 30 ambasadorë, dy prej të cilëve në Ballkan

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Administrata Trump njofton se ka vendosur të largojë nga detyra gati 30 diplomatë karriere në një përpjekje të për rifreskuar trupin diplomatik të SHBA-së jashtë vendit, me personel që konsiderohet se mbështet plotësisht prioritetet “Amerika e Para” të Presidentit Donald Trump.

Sipas burimeve nga Departamenti i Shtetit, shefat e misioneve në të paktën 29 vende u informuan javën e kaluar se mandatet e tyre do të përfundonin në janar.

Të gjithë ata e kishin marrë detyrën e tyre gjatë administratës Biden, por i kishin mbijetuar një spastrimi fillestar në muajt e parë të mandatit të dytë të Trump që synonte kryesisht të emëruarit politikë.

Zyrtarët thanë se ata që preken nga ndryshimet nuk do të humbasin vendet e tyre të punës në shërbimin e jashtëm, por do të kthehen në Uashington për pozicionet të tjera, nëse i pranojnë ato.

Afrika është kontinenti më i prekur nga ky vendim ku Departamenti njoftoi ambasadorët në Burundi, Kamerun, Kepi i Gjelbër, Gabon, Bregu i Fildishtë, Madagaskar, Mauritius, Niger, Nigeri, Ruanda, Senegal, Somali dhe Uganda.

E dyta është Azia, me ndryshime ambasadorësh në Fixhi, Laos, Ishujt Marshall, Papua Guinea e Re, Filipinet dhe Vietnami.

Katër vende në Evropë, Armenia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Sllovakia janë të prekura si dhe nga dy në Lindjen e Mesme, Algjeria dhe Egjipti.

Share This Article