Trump: Le të jetë fati i Murit të Berlinit një mësim për regjimet shtypëse

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Me rastin e 30-vjetorit të rënies së Murit të Berlinit, presidenti amerikan, Donald Trump përgëzoi sot gjermanët, duke i uruar për hapat e jashtëzakonshëm në ribashkimin e vendit të tyre dhe në rindërtimin e ish-Gjermanisë Lindore.

“Sytë e botës panë… rimarrjen e lirisë së dhënë nga Zoti”, deklaroi Trump.

”Për dekada të tëra, propaganda e Gjermanisë Lindore mbronte ekzistencën e një parajse të lulëzuar punëtorësh në anën e tyre të murit. Megjithatë, apartamentet e shkatërruara dhe dyqanet ushqimore të varfra treguan një histori tjetër”, shtoi Trump.

Në mesazh theksohet se ”njerëzit e zakonshëm në Gjermaninë Lindore rrezikuan jetën e tyre për liri dhe duke bërë kështu ata ishin nxitësit që rrëzuan Perden e Hekurt, që një gjeneratë më parë, mbuloi të gjithë Evropën”.

Trump dërgoi gjithashtu një paralajmërim për regjimet tiranike në të gjithë botën që përdorin taktikat shtypëse të totalitarizmit të stilit sovjetik.

“Le të jetë fati i Murit të Berlinit një mësim për regjimet shtypëse dhe sundimtarët kudo që ndodhen. Asnjë Perde e Hekurt nuk mund të përmbajë vullnetin e hekurt të një populli të vendosur të jetë i lirë”, deklaroi Trump./TASH/

Share This Article