Trump: Marrëveshja me Kanadanë dhe Meksikën nuk do të miratohet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti amerikan, Donald Trump theksoi sot se nuk besonte që demokratët e Kongresit do të miratojnë marrëveshjen e re për tregtinë e lirë amerikano-veriore, nënshkruar vitin e kaluar me Kanadanë dhe Meksikën dhe që ende pret dritën e gjelbër të Kongresit amerikan.

“Nancy Pelosi, liderja e opozitës demokrate nuk e do miratimin e AEUMC, akronim për marrëveshjen SHBA, Meksikë,Kanada”, deklaroi presidenti amerikan për “Fox News”.

Ai akuzoi Pelosin se ishte nën ndikimin e Richard Trumkas, presidenti i AFL-CIO, federata më e madhe amerikane e sindikatave.

Aplikimi i kësaj marrëveshjeje të re të re të modernizuar është në pritje të dritës së gjelbër të SHBA-së. Meksika e ka ratifikuar tashmë traktatin dhe pritet miratimi nga Kanadaja.

Nancy Pelosi po negocion aktualisht me administratën Trump modifikimet e tekstit mbi të drejtën e punës, me objektivin për të riforcuar mbikëqyrjen e legjislacionit meksikan të punës.

Javën e kaluar, presidentja demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve theksoi se marrëveshja e re mund të miratohej deri në fund të vitit 2019./ATSH/

Share This Article