Trump: Marrëveshja tregtare Britani-SHBA pa tarifa mund të ndodhë shumë shpejt

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti amerikan Donald Trump tha se një marrëveshje midis dy kombeve, ShBA-së dhe Britanisë së Madhe, mund të ndodhë “shumë shpejt” dhe se ai parashikon “një marrëveshje të vërtetë tregtare”, e cila mund të bëjë që Mbretëria e Bashkuar të shmangë llojin e tarifave që presidenti ka përmendur  për disa nga partnerët e tjerë tregtarë të SHBA.

Trump ka kërcënuar vazhdimisht se do të vendosë tarifa – taksa importi – për shumë prej aleatëve të tij, duke përfshirë 25% për mallrat e prodhuara në Bashkimin Evropian. Ai gjithashtu urdhëroi një taksë importi prej 25% për të gjithë çelikun dhe aluminin që hyjnë në SHBA – gjë që mund të godasë Mbretërinë e Bashkuar.

I pyetur nëse Starmer ishte përpjekur të largonte presidentin nga urdhërimi i tarifave kundër Britanisë së Madhe, Trump tha: “Ai u përpoq. Ai po punonte shumë, po ju them këtë. Ai fitoi çfarëdo dreqin që i paguanin atje”.

Në një përpjekje për të bindur presidentin kundër tarifave në Mbretërinë e Bashkuar, Starmer tha se marrëdhënia tregtare SHBA-Britani,  ishte “e drejtë, e balancuar dhe reciproke”, shkruan BBC.

Share This Article