Presidenti amerikan, Donald Trump theksoi sot një mbështetje të jashtëzakonshme për Kongresin në lidhje me rregullimin e tregut të armëve të zjarrit, gjashtë ditë pas sulmeve që goditën SHBA-në.
“Mendoj se kjo do të ndodhë”, deklaroi ai duke iu referuar idesë për riforcuar verifikimet e kontrolleve gjyqësore dhe psikiatrike të blerësve të armëve të zjarrit.
Drejtuesi i Shtëpisë së Bardhë në një mesazh në rrjetin social Twitter, përmendi diskutimet me Kongresit për verifikimin e kujdesshëm të blerësve.
Ai përsëriti kërkesën për të mbajtur armët larg personave të sëmurë mendorë dhe të rrezikshëm.
Më shumë se 200 kryetarë bashkie të qyteteve amerikane i kërkuan sot Senatit të miratojë sa më shpejt ligje të reja për rregullimin e tregut të armëve, pas sulmeve të përgjakshme në fundjavë
Rreth 214 kryetarë bashkie republikanë dhe demokratë, në një letër drejtuar liderëve të Senatit u kanë kërkuar të zhvillojnë një seancë të jashtëzakonshme dhe të organizojnë një votim për dy projektligje tashmë të miratuara në Dhomën e Përfaqësuesve.
Këto projektligje parashikojnë të shtrijnë kontrollet për blerësit në të gjitha transaksionet duke përfshirë këtu shitjen e armëve mes individëve apo gjatë panaireve të armëve dhe për të zgjatur në 10 ditë afatin mes këtij kontrolli dhe dorëzimit të armëve.
Një person hapi zjarr të shtunën në një supermarket të El Pasos, qytet i Teksasit me maxhorancë hispanike, ku mbetën të vrarë të paktën 22 persona./ATSH/