Trump: Me Erdogan-in jemi miq të mirë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti amerikan Donald Trump, deklaroi se marrëdhëniet e tij me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, janë të mira dhe në veri të Sirisë po mbahet armëpushim midis Ankarasë dhe forcave të drejtuara nga kurdët.

Trump theksoi se në takim do të diskutohet blerja e sistemit të raketave ruse “S-400”, nga Turqia dhe programi amerikan i avionëve të luftës “F-35”, nga i cili Ankaraja u pezullua.

“Presidenti dhe unë kemi qenë miq shumë të mirë. Ne i kuptojmë shtetet e njëri-tjetrit”, deklaroi Trump për Erdogan-in para se të dy t’i drejtoheshin një takimi me dyer të mbyllura.

Trump theksoi se forcat amerikane në Siri kanë siguruar burime nafte. Ai deklaroi se luftëtarët e Shtetit Islamik po ndalohen si nga forcat kurde, aleate të SHBA-së, ashtu edhe nga Turqia. /

Share This Article