Trump mesazh protestuesve: E kuptoj si ndiheni, por shkoni në shtëpi

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kaosi ka shpërthyer brenda Kongresit në SHBA ndërsa mbështetësit pro-Trump janë futur në ndërtesë.

Protestuesit i janë përgjigjur thirrjeve të presidentit në detyrë Donald Trump për të kundërshtuat procesin zgjedhor, që sipas tij është vjedhur.

Në momentin e hyrjes së protestuesve në Kapitol, dy dhomat e Kongresit Amerikan po mblidheshin për të konfirmuar fiton e Biden ndaj Trump, por mbledhja është ndërprerë.

Presidenti në detyrë i SHBA-së, Donald Trump nëpërmjet një videomesazhi u ka bërë thirrje protestuesve të ndalojnë dhunën.

Trump është shprehur se e kupton dhimbjen e tyre, por kjo nuk është një arsye për të thyer ligjin dhe rregullin amerikan.

E di që jeni të lënduar, e di që keni dhimbje, zgjedhjet u vodhën nga ne, të gjithë e dimë por tashmë duhet të shkoni në shtëpi. Duhet të jemi paqësore. Duhet të respektojmë ligjin dhe rregullin, duhet të respektojmë uniformat tona. Nuk duam që askush të lëndohet. Jemi në një periudhë shumë të brishtë,  sepse nuk ka ndodhur kurrë diçka e tillë. Këto ishin zgjedhje jo të drejta, por nuk mund të jemi lodra në duart e këtyre njerëzve, duhet të jemi paqësor. Shkoni në shtëpi! Ju duam! Jeni shumë specialë. E  di si ndiheni, por shkoni në shtëpi”, ka thënë Trump.

https://twitter.com/realDonaldTrump/status/1346928882595885058
Share This Article