Trump miraton vaksinën para administratës kompetente

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti Donald Trump është ngutur që të japë lajmin për miratimin e përdorimit të vaksinës së Modernas, ani pse Administrata amerikane e Ushqimit dhe Ilaçeve nuk ka bërë ndonjë njoftim zyrtar lidhur me vendimin.

Një grup këshilltarësh të jashtëm të Agjencisë së Ushqimit janë takuar të enjten për të diskutuar rreth vaksinës dhe pritej që vendimin për të ta merrte gjatë së premtes, por Trumpi ka konfirmuar miratimin para saj, nëpërmjet rrjetit social Twitter.

“Vaksina e Modernas është miratuar. Shpërndarja fillon menjëherë”, ka shkruar Trumpi.

Administrata amerikane e Ushqimit dhe Ilaçeve nuk ka komentuar qëndrimin e presidentit në rrjetet sociale. Grupi i këshilltarëve kishte mbështetur të enjten përdorimin e vaksinës, me 20 vota për dhe një abstenim. Ata kishin rekomanduar se përfitimet nga vaksina janë më të mëdha sesa rreziku prej saj.

Vaksina e Modernas do ishte e dyta që e merr miratimin në SHBA, pas asaj të kompanive “Pfizer” dhe “BioNTech”.

Share This Article