Trump: Moska nuk do që unë t’i fitoj zgjedhjet presidenciale

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Personi i fundit që Rusia dëshiron ta shohë në detyrën e presidentit amerikan është Donald Trump, deklaroi vetë ai në një konferencë për shtyp nga rezidenca e tij në Bedminster.

Me këtë deklaratë, presidenti Trump hedh poshtë vlerësimet e shërbimeve të tij sekrete, sipas të cilave Moska po punon për të denigruar rivalin e tij, kandidatin e demokratëve, Joe Biden.

Në këtë konferencë shtypi, manjati u kufizua duke thënë se do të shohë me kujdes informacionet e shërbimeve sekrete mbi ndërhyrjen e huaj në zgjedhjet presidenciale.

Trump përsëriti se rreziku më i madh i këtyre zgjedhjeve presidenciale është votimi me postë.

Donald Trump siguroi se, nëse fiton zgjedhjet, atëherë shumë shpejt do të bëjë marrëveshje me Iranin dhe Korenë e Veriut.

Share This Article