ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Dhjetë vite bashkë në siguri: Ballkani e Evropa në një zë nga Shkupi 6 hours ago
FOTO/ Atentat në Rinas, vritet krahu i djathtë i Emiljano Shullazit 8 hours ago
EMRI/ U prangos, u vra dhe u dogj në makinë, trupi i gjetur në Greqi i përket të riut nga Tepelena 9 hours ago
Irani kërkon një ‘marrëveshje paqësore bërthamore’ me SHBA-në 10 hours ago
3 vrasje në një ditë, ministrja Koçiu: Nuk kemi çfarë të bëjmë, janë ngjarje mafioze 10 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Trump ndalon gjithë ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

albnews by albnews
4 March, 2025
in Bota
0
Trump ndalon gjithë ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti amerikan Trump ka ndërprerë ndihmën ushtarake për Ukrainën pas përplasjes së tij me presidentin ukrainas Zelensky javën e kaluar, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, duke thelluar çarjen që është hapur mes dy aleatëve të dikurshëm.

Masa vjen pasi Trump ndryshoi politikën e SHBA-së për Ukrainën dhe Rusinë me marrjen e detyrës në janar, duke përshtatur një qëndrim më pajtues ndaj Moskës dhe pas një përplasjeje shpërthyese me Zelensky-n në Shtëpinë e Bardhë të premten, në të cilin Trump e kritikoi atë se ishte mosmirënjohës për mbështetjen e Uashingtonit në luftën me Rusinë.

RelatedPosts

Irani kërkon një ‘marrëveshje paqësore bërthamore’ me SHBA-në

Tmerr në det, fundoset katamarani me 55 turistë

Pakistani ‘në gjendje lufte’, shpërthimi pranë gjykatës shkakton 12 viktima dhe 20 të plagosur

“Presidenti Trump ka qenë i qartë se ai është i përqendruar te paqja. Ne kemi nevojë që partnerët tanë të jenë të përkushtuar ndaj këtij qëllimi gjithashtu. Ne po ndalojmë dhe shqyrtojmë ndihmën tonë për të siguruar që ajo po kontribuon në një zgjidhje,” tha zyrtari të hënën, duke folur në kushte anonimiteti.

Shtëpia e Bardhë nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm mbi shtrirjen dhe sasinë e ndihmës së prekur ose sa do të zgjaste ndalesa. Pentagoni nuk mund të jepte hollësi të mëtejshme.

Zyra e Zelensky nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese të Reuters për koment dhe as ambasada e Ukrainës në Uashington.

Demokratët në Kongresin e SHBA e denoncuan këtë veprim, shkruan Reuters.

“Duke ngrirë ndihmën ushtarake për Ukrainën, Presidenti Trump ia ka hapur derën Putinit për të përshkallëzuar agresionin e tij të dhunshëm kundër ukrainasve të pafajshëm. Pasojat do jenë padyshim shkatërruese,” tha senatorja Jeanne Shaheen, kryedemokratja në Komitetin e Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë.

Të hënën, Trump përsëri tha se Zelensky duhet të jetë më mirënjohës për mbështetjen amerikane pasi më herët iu përgjigj me zemërim një raporti të Associated Press që citonte Zelensky-n të thoshte se fundi i luftës është “shumë, shumë larg”.

“Kjo është deklarata më e keqe që mund të ishte bërë nga Zelensky dhe Amerika nuk do ta durojë atë për shumë kohë!” shkroi Trump në Truth Social.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Dhjetë vite bashkë në siguri: Ballkani e Evropa në një zë nga Shkupi

Dhjetë vite bashkë në siguri: Ballkani e Evropa në një zë nga Shkupi

11 November, 2025
FOTO/ Atentat në Rinas, vritet krahu i djathtë i Emiljano Shullazit

FOTO/ Atentat në Rinas, vritet krahu i djathtë i Emiljano Shullazit

11 November, 2025
EMRI/ U prangos, u vra dhe u dogj në makinë, trupi i gjetur në Greqi i përket të riut nga Tepelena

EMRI/ U prangos, u vra dhe u dogj në makinë, trupi i gjetur në Greqi i përket të riut nga Tepelena

11 November, 2025
Irani kërkon një ‘marrëveshje paqësore bërthamore’ me SHBA-në

Irani kërkon një ‘marrëveshje paqësore bërthamore’ me SHBA-në

11 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result