Trump ndërpret fondet për Radion Evropa e Lirë, kërkohet ndihma e BE-së

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Republika Çeke do të diskutojë të ardhmen e Radios Evropa e Lirë në një takim të ministrave të Bashkimit Evropian të hënën.

Këtë e bëri të ditur ministri i Jashtëm çek Jan Lipavsky pas ndërprerjes së financimit të SHBA-së për shërbimin e lajmeve.

“Ne duhet të fillojmë me gatishmërinë politike për të bërë diçka, kështu që unë do ta kërkoj atë”, tha Lipavsky përpara një takimi të ministrave të jashtëm të BE në Bruksel.

Raportohet se Agjencia Amerikane për Media Globale (USAGM) gjatë fundjavës ndërpreu grantet për Radion Evropa e Lirë, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që ndërpret fondet për Zërin e Amerikës dhe Radion Evropa e Lirë, si dhe gjashtë agjenci tjera federale.

Radio Evropa e Lirë me qendër në Pragë jep lajme në 23 vende ku shtypi i lirë shihet gjerësisht si i rrezikuar.

Drejtori i Përgjithshëm i saj, Stephen Capus, tha se ndalimi i saj do të ishte një “dhuratë për armiqtë e Amerikës”. 

Share This Article