• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Sunday, May 18, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Trump në fushatë, kritikon rivalin për imigracionin

Trump në fushatë, kritikon rivalin për imigracionin

by albnews
19 August, 2020
in Bota
0
7
VIEWS

Presidenti Donald Trump ngriti përsëri të martën çështjen e imigracionit, që ishte temë kryesore për fushatën e tij të vitit 2016, duke sulmuar rivalin demokrat Joe Biden.

Ndërsa demokratët ishin mbledhur në mënyrë virtuale për të denoncuar politikat e presidentit dhe për të emëruar zyrtarisht zotin Biden, Presidenti Trump foli para votuesve në dy shtete të pavendosura dhe u përpoq gjithashtu të fitonte vemendjen e votueseve gra.

Në Arizona, një nga shtetet e ashtuquajtura fushëbetejë për zgjedhjet e këtij viti, presidenti u përpoq të argumentojë se një fitore e rivalit të tij do të rrezikonte “mbijetesën e vendit” dhe në mënyrë hiperbolike i quajti “të çmendura dhe vdekjeprurëse” politikat e kundërshtarit.

“Plani i Bidenit është plani më radikal, më ekstrem, më i papërgjegjshëm, më i rrezikshëm dhe më vdekjeprurës i paraqitur ndonjëherë nga një kandidat i një partie kryesore,” tha ai. “Duhet të mposhtet. Dhe do të mposhtet më 3 nëntor.”

Presidenti Trump i interpretoi me tone të errta pikëpamjet e zotit Biden për emigracionin, të cilat janë më centriste se sa pikëpamjet e shumë të tjerëve në partinë e tij.

Për shembull, zoti Biden nuk e mbështet eliminimin e agjencisë së Imigracionit dhe Doganave dhe argumenton se kalimi i kufirit në mënyrë të paligjshme duhet të ndiqet penalisht e jo të trajtohet si shkelje civile, siç propozonin shumë demokratë të tjerë që u përpoqën të fitojnë emërimin e partisë.

Me këtë udhëtim fushate, i dyti brenda dy ditësh, Presidenti Trump shpresonte të pengonte një rritje në anketa të rivalit të tij, që zakonisht vjen pas një kuvendi partie, si dhe të zgjeronte mbështetjen duke u përqendruar tek imigracioni, një nga temat më të rëndësishme për bazën e tij politike.

Javët e fundit, Presidenti Trump është përpjekur të rrisë mbështetjen mes votueseve femra, një elektorat me rëndësi vendimtare për të, duke shtuar aktivitetete që kanë në qendër gratë. Fushata e tij ka nisur një turne tjetër me autobusë, i quajtur “Gratë për Trumpin”. Ndërkohë presidenti po përpiqet t’i japë një shtytje të re mesazhit të tij për zbatimin e “ligjit dhe rendit”.

Presidenti Trump gjithashtu bëri një ndalesë në Cedar Rapids të shtetit tjetër fushëbetejë, Ajova, i prekur kohët e fundit nga një stuhi shkatërrimtare dhe ku shumë njerëz janë shprehur të revoltuar se autoritetet federale nuk duan t’ia dinë shumë për gjendjen e tyre. Presidenti premtoi ndihma për kapërcimin e gjendjes.

Stuhia, e cila solli erëra me shpejtësi 100 kilometra dhe kishte fuqinë e një uragani, shkuli pemë, përmbysi automjete dhe shkaktoi dëme në masë.

“Ne po ju gjendemi pranë dhe gjithmonë do t’i gjendemi pranë Ajovës,” tha Presidenti Trump, pasi kryebashkiaku i qytetit i kërkoi atij të shikojë mundësinë për më shumë ndihmë financiare për njerëzit e prekur.

Në Juma të Arizonës, në kufi me Meksikën, Presidenti Trump theksoi axhendën e tij të imigracionit dhe u informua për ndërtimin e murit kufitar. Ai këmbënguli se, përveç përmbushjes së zotimit të tij për ndërtimin e murit, ishte Meksika ajo që po paguante, edhe pse kjo nuk mbështetet nga faktet.

Ai u tha gazetarëve se po planifikon të miratojë një tarifë për të gjithë ata që hyjnë nga ky kufi.

“Meksika do të paguajë,” tha ai. “Ne po përpiqemi të përcaktojmë se sa e lartë duhet të jetë tarifa”.

Previous Post

USAGM financon dy projekte për lirinë e informimit në internet

Next Post

Erdogan: Asnjë kërcënim nuk na pengon të eksplorojmë burimet natyrore

albnews

albnews

Related Posts

“Rusia është e kënaqur, Ukraina flet për kërkesa”, analiza e DW: Armëpushimi nuk duket në horizont
Bota

“Rusia është e kënaqur, Ukraina flet për kërkesa”, analiza e DW: Armëpushimi nuk duket në horizont

17 May, 2025
U nis duarbosh, por u kthye me disa marrëveshje, ja të gjitha investimet që Trump siguroi në Lindjen e Mesme
Bota

U nis duarbosh, por u kthye me disa marrëveshje, ja të gjitha investimet që Trump siguroi në Lindjen e Mesme

17 May, 2025
Thriller në Slloveni, deputeti ngjitet në çatinë e Parlamentit për të kryer vetëvrasje
Bota

Thriller në Slloveni, deputeti ngjitet në çatinë e Parlamentit për të kryer vetëvrasje

17 May, 2025
Next Post
Turqia pezullon të gjitha fluturimet ndërkombëtare

Erdogan: Asnjë kërcënim nuk na pengon të eksplorojmë burimet natyrore

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Britania do të thithë karbonin nga deti

Britania do të thithë karbonin nga deti

17 May, 2025
Dua Lipa hyn në listën e më të pasurve nën 40 vjeç në Britani!

Dua Lipa hyn në listën e më të pasurve nën 40 vjeç në Britani!

17 May, 2025
Skandali me votat e diasporës, Këlliçi: Rama ja kaloi edhe Kim Jong Un-it dhe Lukashenkos

Skandali me votat e diasporës, Këlliçi: Rama ja kaloi edhe Kim Jong Un-it dhe Lukashenkos

17 May, 2025
Shkrimtarja polake: Rrofsh parti, rrofsh brez i ri politikanësh shqiptarë me mbështetje nga mafia!

Shkrimtarja polake: Rrofsh parti, rrofsh brez i ri politikanësh shqiptarë me mbështetje nga mafia!

17 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4710 shares
    Share 1884 Tweet 1178
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2398 shares
    Share 959 Tweet 600
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM