Trump në Londër për 70-vjetorin e NATO-s

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të marrë pjesë në fillim të dhjetorit në samitin e 70-vjetorit të NATO-s në Londër, i cili do të jetë gjithashtu i pranishëm në momentin e fundit të fushatës për zgjedhjet legjislative, vendimtare për Brexit.

“Samiti i organizuar në Britaninë e Madhe më 3-4 dhjetor do të zhvillohet në një qendër luksoze golfi pranë kryeqytetit britanik. Miliarderi republikan dhe bashkëshortja e tij do të marrin pjesë gjithashtu në pritjen e organizuar me këtë rast nga mbretëresha Elizabeth II në Pallatin e Buckingham”, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë.

Kritik i vazhdueshëm i NATO-s, presidenti amerikan është dukur ndonjëherë se ka vënë në pikëpyetje dobinë dhe parimet kryesore të Aleancës Atlantike që u krijua në vitin 1949 për t’iu kundërvënë Bashkimit Sovjetik në fillim të Luftës së Ftohtë.

Ai nuk ka reshtur së kritikuari Aleatët, kryesisht Gjermaninë, për shpenzimet e pamjaftueshëm në mbrojtje.

Por, këto muajt e fundit, presidenti amerikan, Donald Trump i ka lënë pas kritikat e tij duke këmbëngulur në progreset e pazakonta të realizuara nga Aleanca për ndarjen në mënyrën e duhur të barrës financiare me më shumë se 100 miliardë dollarë të shpenzimeve të reja për mbrojtjen që prej 2016-s.

“Shtatëdhjetë vjet pas krijimit, NATO mbetet aleanca me numrin më të madh të sukseseve në histori duke garantuar siguri, prosperitet dhe lirinë e anëtarëve të saj”, nënvizoi presidenca amerikane./ATSH/

Share This Article