Trump nënshkruan dekretin për “mbrojtjen e statujave”

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Pata privilegjin të nënshkruaj një dekret shumë të fortë për të mbrojtur monumentet dhe statujat amerikane dhe për të luftuar krimet e dhunshme të kohëve të fundit”, tha Trump

Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi dekretin e “mbrojtjes së statujave” në SHBA, ku disa monumente historike dhe statuja janë shkatërruar së fundmi në demonstratat pas vdekjes së afro-amerikanit George Floyd si rezultat i dhunës së policisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Pata privilegjin të nënshkruaj një dekret shumë të fortë për të mbrojtur monumentet dhe statujat amerikane dhe për të luftuar krimet e dhunshme të kohëve të fundit”, shkroi Trump në Twitter.

“Dënime të gjata me burg i presin ata që i kryejnë këto akte të paligjshme kundër vendit tonë të madh”, shtoi Trump.

Ai tha se ka hequr dorë nga kalimi i fundjavës në pushimoren e tij në New Jersey, duke shtuar se ka preferuar të qëndrojë në Washington dhe të jetë i sigurt se ligji dhe rendi zbatohen.

Ndryshe, për dy javë të tëra SHBA u përfshi nga protestat masvie pas vdekjes së afro-amerikanit George Floyd nga dhuna policore më 25 maj.

Gjatë këtyre protestave, në shumë vende të SHBA-së u sulmuan ose shkatërruan statuja të personaliteteve historike që kishin qenë përkrahës të skllavërisë.

Trump më herët ishte zotuar të ndërmerrte hapa për sanksione të rrepta kundër atyre që përpiqen të dëmtojnë monumentet historike dhe statujat.

Share This Article