Trump nënshkruan marrëveshje të re të tregtisë së lirë me Kanadanë dhe Meksikën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti amerikan, Donald Trump shpalli sot marrëveshjen e re trepalëshe të tregtisë, e negociuar për shumë muaj me Meksikën dhe Kanadanë, por edhe me opozitën demokrate.

“Sot, ne po i japim fundin makthit të Alena-s”, tha Donald Trump gjatë një ceremonie nënshkrimi në Shtëpinë e Bardhë, duke iu referuar marrëveshjes së mëparshme, e cila lidhte tre vendet që prej vitit 1994, por e kritikuar ashpër, duke theksuar se i kishte kushtuar ekonomisë amerikane shumë vende pune.

Ky është akti i fundit në një proces shumë të gjatë, i cili nisi nga ardhja e miliarderit republikan në Shtëpinë e Bardhë në janar të vitit 2017, deri në miratimin përfundimtar nga Kongresi amerikan në mes të janarit të Marrëveshjes SHBA-Kanada-Meksikë./ATSH/

Share This Article