Trump: Një vaksinë antiCOVID-19 mund të jetë gati brenda një muaji

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti amerikan, Donald Trump konfirmoi se një vaksinë kundër COVID-19 mund të ishte e disponueshme brenda një muaji, një përshpejtim i parashikimeve të tij tashmë çuditërisht optimiste, por ai shtoi se pandemia gjithashtu mund të largohet nga ajo.

“Ne jemi shumë pranë një vaksine”, deklaroi ai gjatë një seance pyetje-përgjigje, të organizuar në sallën e një bashkie, me zgjedhësit e Pensilvanisë.

“Ne jemi disa javë larg për të pasur një vaksinë, ju e dini, mund të jenë tre javë, katër javë”, njoftoi ai.

Më herët, duke folur për “Fox News” Trump kishte theksuar se një vaksinë mund të ishte e disponueshme brenda katër javëve, ndoshta dhe tetë javë.
Demokratët u shprehën të shqetësuar për presionin politik të vendosur nga Donald Trump ndaj autoriteteve shëndetësore qeveritare dhe shkencëtarëve për të nxituar në miratimin e një vaksine në kohë për të ndryshuar trendin përpara votimit midis tij dhe Joe Biden më 3 nëntor.

Ekspertët, përfshirë dhe drejtori i Institutit amerikan për Sëmundjet Infektive, Anthony Fauci theksojnë se licencimi i një vaksine do të ishte me shumë gjasa para fundit të vitit.

Share This Article