Trump nominon babain e dhëndrit të tij si ambasador të SHBA-ve në Francë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka zgjedhur bababin e dhëndrit të tij, Charles Kushner, që të shërbejë si ambasador i Francës.

Trump e përshkruan babain e Jared Kushner-it, si një lider, biznesmen, filantropost dhe tregtar të suksesshëm, me eksperiencë të konsiderueshme në industrinë pasuri të paluejtshme.

Presidenti i zgjedhur i amerikanëve nënvizoi po ashtu edhe lidhjen e Jared Kushner, i cili është i martuar me vajzën e tij, Ivanka.

“Djali i tij, Jared, ka punuar ngushtësisht me mua në Shtëpinë e Bardhë dhe në veçanti me Operacionin Warp Speed, Reformën e Drejtësisë Penale dhe me Abraham Accords,” shkroi Trump në një postim në rrjetin e tij social.

Charles Kushner u fal nga Trump në vitin 2020 pas një dënimi në vitin 2005 për akuza federale. Chris Christie, i cili udhëhoqi çështjen si avokat amerikan për New Jersey, tha në vitin 2019 se Kushner kreu “një nga krimet më të neveritshme” që ai kishte ndjekur penalisht.

Njoftimi i Trump vjen pasi Jared Kushner ka thënë se nuk ka në plan të shërbejë në administratën e dytë të presidentit të zgjedhur. Kushner tha në një event në Miami në shkurt se ai ka qenë “shumë i qartë” në dëshirën e tij për t’u fokusuar në firmën e tij private “në këtë fazë” të jetës së tij. 

Share This Article