Trump: Nuk kemi nevojë për Kinën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vendi jonë ka humbur më kotë miliarda dollarë me Kinën për shumë vite, shkruan në “Twitter” presidenti amerikan Donald Trump.

“Na kanë vjedhur pronën intelektuale. Nuk do të lejoj që kjo të vazhdojë. Nuk kemi nevojë për Kinën”, vazhdon ai.

“Do t’i përgjigjem taksave të Kinës në mesditë”, thekson Trump në këtë mesazh në përgjigje të masave doganore të marra nga Pekini kundrejt produkteve amerikane.

Kina njoftoi sot rivendosjen e tarifave doganore mbi 75 miliardë dollarë të importeve që vijnë nga SHBA-ja, në dy kohë, më 1 shtator dhe më 15 dhjetor, si kundërpërgjigje e taksave doganore shtesë që parashikon të vendosë në të ardhmen Uashingtoni.

Share This Article