ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
FOTO/ Melania Trump merr gjithë vëmendjen me stilin e saj në Londër 8 hours ago
Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan 8 hours ago
Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’ 13 hours ago
Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles 13 hours ago
Rockall, ishulli i vogël i pushtuar nga Britania për të penguar BRSS-në, një histori aneksimi, kundërshtish dhe aventurash 13 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Trump nuk mund t’i shtyjë zgjedhjet, ama ka goditur në shenjë

albnews by albnews
1 August, 2020
in Bota
0
Trump nuk mund t’i shtyjë zgjedhjet, ama ka goditur në shenjë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Më shumë sesa të tentojë të hedhë bazat e një shtyrje të çfarëdoshme të zgjedhjeve të radhës presidenciale, Presidenti Trump ka demonstruar edhe një herë akoma se di ta kontrollojë dhe influencojë debatin politik. Analiza e Lucio Martino, anëtar i Guarini Institute for Public Affairs të John Cabot University

Këtë vit disa primare demokrate janë shtyrë edhe pak orë nga data e parashikuar. Për shembull, Mike DeWine, Guvernatori i Ohio, praktikisht i ka kërkuar Gjykatës Supreme të shtetit të tij që t’i shtyjë primaret. Kur kjo e fundit e ka hedhur poshtë kërkesën e tij, DeWine thjesht ka urdhëruar mbylljen e qendrave të votimit, duke e xhiruar me efikasitet vendimin. Kështu që nuk duhet të habisë fakti që Presidenti Donald Trump ka kërkuar publikisht nëse në rrethanat e tanishme mund të shtyhen apo jo zgjedhjet presidenciale në kalendar për t’u mbajtur me 3 nëntor. Përgjigja është se jo vetëm Presidenti Trump nuk mund as t’i anullojë dhe as t’i shtyjë ligjërisht zgjedhjet, por edhe se vetë shtyrja nuk duhet të jetë në interesin e tij, pasi kushtetuta përcakton veç të tjerash edhe parametrat specifikë e mandatit presidencial, të tilla si kohëzgjatja, data dhe ora e saktë e përfundimit të tij.

RelatedPosts

Të gjitha nderet që Mbreti i ka rezervuar Trump gjatë vizitës së tij shtetërore

Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’

Administrata Trump miraton paketën e ndihmës për Ukrainën deri në 1 mld dllarë

Në bazë të kushtetutës, Presidenti qëndron në detyrë për një periudhë 4 vjeçare dhe, akoma më saktësisht, Amnendamenti i 20 i kushtetutës  përcakton edhe skadimin e mandatit në mesditën e 20 janarit. Nga kjo rezulton se, në rastin kur nuk do të mbaheshin zgjedhjet, nga pasditja e 20 janarit e vitit të ardhshëm, presidenca nuk mund të mos i kalojë dikujt tjetër. Veç kësaj, rendi juridik amerikan nuk e parashikon se mund të pezullohet zbatimi i kushtetutës as në rrethana të tilla si katastrofa natyrore, luftëra, luftëra civile dhe epidemi. Gjë të cilën e kuptoi edhe Presidenti Abraham Lincoln, kur në mesin e Luftës Civile Amerikane, pa që t’i refuzohej nga Gjykata Supreme pezullimi i Habeas Corpus i vendosur prej tij.

Pavarësisht kësaj, nuk duhet harruar pastaj sesi pjesa më e madhe e pushteteve të emergjencës nuk janë me përkatësi federale, por kompetencë e ngushtë shtetërore, si edhe u evidentua pikërisht nga epidemia aktuale. Veç kësaj, janë shtetet e veçanta me një çikë mbikëqyrje nga Kongresi dhe jo presidenca ato që fiksojnë oraret, vendet dhe modalitetet me të cilat zhvillohen zgjedhjet. Dispozitat relative ligjore janë aq të detajuara sa nuk lënë shteg për interpretime alternative.

Gjëja e vetme që Presidenti Trump mund të bëjë për të riprogramuar zgjedhjet është të nxisë tërësinë e guvernatorëve që t’i pengojnë shtetasit e tyre të shkojnë në qendrat e votimit, siç edhe u veprua pikërisht nga DeWine. Për sa i mundur, ky skenar ka jashtëzakonisht pak të ngjarë të ndodhë, pasi jo vetëm Presidentit Turmp i duhet të bindë veç të tjerëve edhe 24 guvernatorë demokratë, por edhe pse rezultati i një manovre të tillë do të ishte jashtëzakonisht ironik.

Duke pasur parasysh dispozitat kushtetuese në fuqi që e pengojnë shtyrjen efektive e mandatit presidencial, statutet federale parashikojnë se në rastin ku Presidenti ndodhet në paaftësi ta ushtrojë mandatin e tij, si vdekur, si i dorëhequr, si i larguar nga detyra apo mandati i tij tashmë ka përfunduar, pushtetet dhe detyrimet e zyrës së Presidentit të Shteteve të Bashkuara duhet t’i kalojnë Zëvendëspresidentit. Gjë kjo e pamundur në këtë rast, pasi edhe mandati i tij skadon mesditën e 20 janarit.

Në kët pikë procedura duhet t’ia hapë dyert e Shtëpisë së Bardhë shefit të mazhorancës të Dhomës së Përfaqësuesve, ama me kusht që të gjithë anëtarët e Kongresit të rizgjidhen çdo 2 vjet, pasi nëse nuk ka zgjedhje tl përgjithshme nuk ekzistojnë as anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve, pasi edhe mandati i tyre skadon me skadimin e atij presidencial.

Nga ana tjetër, e njëjta mund të thuhet edhe për sa i përket anëtarëve të Senatit, pasi edhe këta mbi bazë periudhe kohore çdo 6 vjet. Nga momenti që 2/3 e senatorëve nuk janë subjekt rigjedhjeje dhe nuk janë në fund të mandatit për të paktën 2 vite të tjera, në mungesë të një Presidenti, të një Zëvendëspresidenti dhe të një shefi mazhorance të Dhomës së Përfaqësuesve, rendi i suksesionit parashikon që presidenca i shkon kreut pro tempore të Senatit, domethënë anëtarit më të moshuar të partisë shumicë në të, momentalisht një republikani.

Megjithatë, është goxha e pamundur që në një rrethanë të tillë guvernatorët e shteteve senatorët e të cilëve do të ndodheshin në fund të mandatit të mos vendosin që t’i mbyllin boshllëqet duke proceduar me një seri emërimesh të të brendshme, siç u mundësohet atyre nga ligji. Në këtë rast, duke pasur parasysh se numri i tyre do të ishte më i madh se numri i guvernaotërve republikanë, shtyrja eventuale e zgjedhjeve e dëshiruar nga Presidenti Trump do të kishte efektin që t’ia dorëzonte demokratëve si Senatin, ashtu edhe Shtëpinë e Bardhë.

Në të vërtetë, më shumë sesa të tentojë të hedhë bazat e një shtyrjeje të çfarëdoshme të fushatës së ardhshme presidenciale, Presidenti Trump ka demonstruar edhe një here Akoma se di ta kontrollojë dhe ta influencojë mjeshtërisht të gjithë debatin politik kombëtar, duke shtrënguar sa armiqtë, aq edhe aleatët e tij që t’i përgjigjen drejtpërsëdrejti provokimeve të tij dhe, duke vepruar kështu, të qëndrojë gjithmonë në qendër të vëmendjes së mediave dhe të publikut pa ju dashur asnjëherë, si të thuash, të luajë në kundërsulm.

Përgatiti: ARMIN TIRANA / bota.al

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

FOTO/ Melania Trump merr gjithë vëmendjen me stilin e saj në Londër

FOTO/ Melania Trump merr gjithë vëmendjen me stilin e saj në Londër

17 September, 2025
Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan

Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan

17 September, 2025
Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’

Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’

17 September, 2025
Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles

Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles

17 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result