Trump: Origjina e koronavirusit ishte një gabim i tmerrshëm

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kur u pyet si e arsyeton origjinën e koronavirusit, një qëllim i keq i njerëzve apo një gabim i tmerrshëm, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, u shpreh se është thjesht një gabim i tmerrshëm.

Gjatë një interviste në Fox News të dielën, Trump shtoi se Kina nuk do ta pranojë atë dhe se u turpërua nga ky problem sepse nuk ishte më në gjendje të shuante zjarrin.

Të dy Trump dhe Sekretari i Shtetit Mike Pompeo kanë thënë se besojnë se virusi  e ka origjinën e tij në një laborator në Wuhan, Kinë, dhe jo në një treg në qytet.

Gjatë javës së kaluar, Trump ka lënë të nëkuptohet në deklaratat e tij se Kina me vetëdije e ka lënë virusin të përhapte në të gjithë globin.

“Ata janë një komb shumë i shkëlqyeshëm edhe shkencërisht. Ata mund ta kishin ndaluar atë, por jo”, u shpreh Trump.

Gjatë intervistës , Trump është shprehur se do bëjë publike një raport të fortë në lidhje me origjinën e virusit dhe se do jetë shumë përfundimtare për këtë çështje.

Share This Article