Trump: Pandemia Covid-19 do të përkeqësohet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar se pandemia Covid-19 në SHBA mund të përkeqësohet para se të përmirësohet.

Trump gjithashtu u kërkoi të gjithë amerikanëve të mbajnë maska mbrojtëse për fytyrën, duke thënë ata do të kenë efekt dhe mbajtja e tyre tregon “patriotizëm”.

Presidenti, i cili nuk kishte vënë maskë gjatë konferencës, më parë i ka vlerësuar ato si jo sanitare, shkruan BBC.

Kjo ishte konferenca e parë për media e task-forcës së Shtëpisë së Bardhë pasi ato ishin ndërprerë muaj më parë.

Konferencat e përditshme të lajmeve në Shtëpinë e Bardhë përfunduan menjëherë pasi Trump sugjeroi në prill se virusi mund të mjekohet duke injektuar dezinfektues te njerëzit.

”Me siguri, fatkeqësisht do të përkeqësohet para se të përmirësohet. Diçka që nuk më pëlqen ta them, por kështu është”, tha presidenti amerikan.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, numri i të infektuareve në SHBA ka arritur në mbi 3.9 milionë, ndërsa i viktimave në mbi 142,000.

Share This Article