Trump përsërit thirrjen për ta bërë Kanadanë ‘shtetin e 51-të’ të SHBA: Po shpenzojmë qindra miliardë për…

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kanadaja do të ishte “shumë më mirë” si shteti i 51-të i SHBA-së, deklaroi sërish presidenti amerikan Donald Trump.

Ai ka përsëritur disa herë dëshirën që Kanadaja t’i bashkohet Amerikës. Në një intervistë për Fox Neës, republikani tha se SHBA humbet 200 miliardë dollarë në vit në subvencione për Kanadanë, teksa theksoi se “nuk do ta lejojë këtë gjë që të ndodhë”.

“Është shifër e lartë. Pse po paguajmë 200 miliardë dollarë në vit si subvencion për Kanadanë? Nëse bëhet shteti i 51-të, nuk e kam problem ta bëj”, theksoi Trump.

Gjatë intervistës, republikani mbrojti miliarderin Elon Musk, pronarin e faqes së mediave sociale X, të cilin ai e emëroi si kreun e tij të Departamentit të ri të Efikasitetit të Qeverisë (DOGE).

Musk është duke udhëhequr përpjekjet e Trump për të ulur kostot dhe burokracinë në qeveri dhe ai po bën një punë “të mirë”, sipas Trump.

Share This Article