Trump po mendon të falë ish-agjentin e NSA, Edward Snowden

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti Trump është duke konsideruar mundësinë për të falur ish agjentin e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA), Edward Snowden, dokumentet sekrete të të cilit tronditën komunitetin e inteligjencës në vitin 2013.

Përgjatë një interviste në “New York Post”, presidenti republikan shprehet se ka shumë njerëz që mendojnë se Snowden është trajtuar në mënyrë të padrejtë nga agjencitë ligjzbatuese.

“Nuk jam shumë i informuar për situatën e Snowden. Do të filloj ta shikoj. Ka shumë njerëz që duket se kanë mendime të ndryshme” tha Trump.

“Shumë njerëz mendojnë se ai duhet të trajtohet disi ndryshe dhe njerëz të tjerë mendojnë se ai bëri gjëra shumë të këqija,” vazhdoi presidenti.

“Do ta marr seriozisht në konsideratë këtë çështje”, shtoi Trump për faktin nëse po mendonte ta falte ish-agjentin.

Snowden momentalisht jeton në Rusi dhe që prej viti 2013 SHBA ka kërkuar ekstradimin e tij për t’u përballur me akuzat e spiunazhit.

Ish agjenti i NSA arriti të merrte azil në Rusi pasi publikoi një sasi shumë të madhe dokumentesh sekrete tek agjencitë e lajmeve ku shfaqeshin operacionet e spiunazhit nga agjencia e sigurisë kombëtare.

Ky qëndrim i presidentit Trump ka shkaktuar shumë konfuzion, pasi menjëherë pas këtyre ngjarjeve në vitin 2013 ai shprehu armiqësinë ndaj Snowden, duke e cilësuar atë një “spiun që duhet ekzekutuar”./ Opinion.al

Share This Article